Alsat 2019-08-19T15:27:31+02:00
Zoran Milevski Kiçeec, këtë mëngjes u paraqit për bisedë informative në Prokurorinë për krim të organizuar. Dëshmi dha edhe pensionistja Liljana Todorovska. Kjo e fundit u bë e njohur për publikun si autore dhe nënshkruese e projektit të Qendrës Sociale të të Rriturve në Manastir, bëri për çka në llogarinë e saj përfunduan mbi 700,000 euro, mbi bazë të një marrëveshje midis Aleancës Ndërkombëtare të Boki 13 dhe kompanisë Pelister. Nuk ka detaje mbi përmbajtjen e deklaratave të Kiçeec dhe Todorovskës. Për herë të parë pas zbardhjes së rastit “Raket”, Fatime Fetai doli para opinionit. Ajo nuk foli për rastin i cili tregon përfshirjen e mundshme të shefes së saj.
Sinqerisht, nuk do të doja dhe nuk do të mundja të komentoj. Procedurën për “Reket” e zhvillon prokurori tjetër, që është kompetente dhe nuk dua në asnjë moment të përzihem. Me rëndësi është që ne si prokurorë vazhdojmë punën tonë”-tha Fatime Fetai, prokurore në PSP.
Nesër para prokurores Ruskoska në Prokurorinë e krimit të organizuar pritet të dëshmojë edhe Katica Janeva. Në incizimet e publikuara audio dëgjohet zëri i saj kur i thotë biznesmenit Kamçev se “çdo gjë do të jetë në rregull”. Deri më tani për rastin “Reket” kanë dëshmuar prokurorët Lile Stefanova, Bursim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska.
Alsat
Loading…