Ministri i Bujqësisë u lëvdua se rritet eksporti i perimeve të konservuara, verës në shishe dhe produkteve të tjera bujqësore. Siç pohon ai, në rritje është edhe çmimi blerës i rrushit, perimeve dhe frutave. Por, nga opozitarja VMRO-DPMNE, nuk mendojnë ashtu. Përkundrazi, ata pohojnë se ministri dhe Qeveria po manipulojnë me shifrat dhe përqindjet. Cvetan Tripunovski nga kjo parti, thotë se në terren realiteti është tërësisht i ndryshëm me atë që e thotë ministri Trajan Dimkovski. Ai pohon se nuk ka blerje, por kur ka, çmimet janë katastrofike të ulëta.
“Çmimet me të cilat mburreni janë realitet vetëm në konferencat Tuaja për shtyp. Realiteti mes bujqve është krejtësisht i ndryshëm. Nuk ka blerje, por nëse ka, çmimet janë tejet të ulëta. Nuk i kënaqin as shpenzimet bazë për prodhim, e mos të flasim për ekzistencë”, theksoi Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.