Hristijan Mickoski në konferencën e djeshme për shtyp pranoi se është takuar me njërin prej të dyshuarve në rastin “Reket”, Zoran Milevski-Kiçeev, tani mbetet vetëm të pranojë se në Hungari është takuar edhe me Nikolla Gruevskin, akuzojnë nga partia në pushtet, LSDM. Zëdhënësi Kostadin Kostadinov edhe sot drejtoi disa pyetje në adresë të liderit të opozitës, Mickoski.
“Me kë po koordinohet Mickoski për ta penguar integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE? Është evidente se Mickoskit vendi i tij i duket i vogël për t’i fshehur skemat e tij kundër avancimit, reformave dhe drejtësisë. Roli i Mickoskit dalëngadalë po vërtetohet. Nuk do të kenë sukses përpjekjet e tij për t’i mbrojtur krimet e “tajkunëve” të regjimit të VMRO-DPMNE-së”, u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.