Një shtatzënë nga Mak.Kamenica në orët e hershme të mëngjesit ka humbur jetën në Klinikën e Gjinekologjisë.
Një trombemologji massive për shkak që ka ardhur deri tek humbja e taktit të zemrës por edhe mushkërive të bardha është shkak për vdekjen e 27 vjeçares e cila në gjendje shumë të rëndë është sjellë në Gjinekologji.
Gjinekologët me sukses kanë arritur të shpëtojnë fëmijën që tash gjendet në repartin e kujdesit intenviz por mjekët nga shumë klinika tjera edhe përkundër tentimeve të ndryshme për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë atë.
Ajo kishte disa ditë që ka pasur problem me frymarjen. ‘Ka pasur vështirësi në ecje edhe atë 5-6 ditët e fundit, ka menduar që është normale, ka qenë shumë nxehtë gjatë vikendit por nuk ka qenë ashtu, nga rezultatet e para një trombembolijë massive dhe demokpresim të zemrës është shkak i vdekjes së saj’, thekson kështu drejtoresha e gjinekologjisë Viktorija Jovanovska.