Një delegacion i lartë i Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë, i udhëhequr nga shefi i shtatmadhorisë gjenerali Andrej Bocev prej nesër qëndron për vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Gjenerali Bocev, nesër, siç është paralajmëruar, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtatmadhori do të realizojë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë, gjeneralnënkolonel Vasko Gjurçinovskin dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Gjatë ditës, gjenerali Bocev do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski.
Tema kryesore në takim do të jenë avancimi i bashkëpunimit bilateral ushtarak, transformimi i Armatës të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për mbështetjen e paqes.
Gjatë vizitës delegacioni i Forcave të armatosura bullgare, do të vizitojë një pjesë të komandave dhe njësive të Armatës, ku do të njihet me misionin e tyre, detyrat dhe stërvitjet, ndërsa do të marr pjesë edhe në manifestimin qendror të Ditës së Armatës në Ohër.