Banorët e fshatit Shipkovicë të malësisë së Sharrit zgjohen me trishtim nga varret e hapura. Dëshmitarët e rastit thonë se kanë parë një ari teksa ka hapur varre, kryesisht gjatë natës dhe ushqehej me eshtrat e të vdekurve. Rasti I njëjtë është përsëritur disa herë, e për këtë të shqetësuar janë banorët e Shipkovicës, të cilët kërkojnë ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe Sektori për Punë të Brendshme Tetovë. Ata kërkojnë që institucionet të marrin masa për likuidimin e ariut I cili bën që banorët gjatë mëngjesit të përballen me varre të hapura dhe eshtra të shpërndara njerëzish nëpër varreza
Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë thonë se kanë njoftuar ministrinë e Bujqësisë dhe pritet vendim për likuidimin e ariut.