Ministri për diasporë, Edmond Ademi sot ka promovuar fushatën “TVSH-ja ime”, në Tineks- Godel, Skopje.
Ministri Ademi vlerëson se kthimi i 15% nga pagesa e TVSH-së është masë frytdhënëse për të gjithë qytetarët të cilët blejnë çdo ditë. Sipas ministrit interesimi i madh i qytetarëve për projektin “TVSH-ja ime” kontribuojnë në uljen e ekonomisë gri.
“Më gëzon fakti që çdo ditë shoh se numër i madh i qytetarëve kyçen në projekt, respektivisht i skanojnë faturat e veta fiskale. Numri prej 6 milion e gjysmë faturave të skanuara flet për suksesin e “TVSH-ja ime.
Shfrytëzoj rastin të theksoj se këtë masë mund ta përdorin edhe bashkëatdhetarët tanë në diasporë, gjatë vizitës së tyre në vendlindje- Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për diasporën tonë vlejnë tekstualisht të gjitha kushtet sikur edhe për shtetasit që jetojnë në RMV”, theksoi mes tjerash ministri Ademi.
Ai është decid se çdo denar i kthyer te qytetarët është i rëndësishëm.