Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 148-të, në të cilën do të debatohet për informacionin në lidhje me nevojën e zbatimit të procesit të vetingut për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në seancë do të shqyrtohet edhe informacioni për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit të fëmijëve në Komunën e Ilindenit.
Në rend dite janë vendosur informacionet për mbikëqyrjen e kryer inspektuese për siguri të lojërave të fëmijëve të cilat shiten në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për tremujorin e parë të vitit 2019 dhe informacionin për planin aksional për punësimin e të rinjve, viti 2016 – 2020.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për seancën e 148-të e dorëzoi për shqyrtim Propozim-programin për plotësimin e Programit për riprodhim të zgjeruar të pyjeve për vitin 2019.