Sipas VMRO-së, realizimi në pjesën e pare të këtij viti tregon se nuk mund të jetë e arritshme një rritje ekonomike siç po e tregojnë kompetentët.
Situata me ekonominë eshte vetëm një paralajmerim per krizë serioze buxhetore e cila imponon ribalanc të patjetersueshëm.
“Realizimi në pjesën e parë të këtij viti tregon se një rritje e tillë e ekonomike jo vetëm që nuk është e arritshme por edhe se Ministria e Financave këtë vit do do paguajë më pak tatime nga viti i kaluar. Një trend i tillë na paralajmëron për krizë serioze buxhetore dhe mundësi për adaptim fiskal në periudhën që pason, respektivisht rebalans. E tëra kjo është rezultat i biznis klimës së keqe që është larg nga shëndritja që kishte paralajmëruar kryeministri, Zaev. Sipas financave ulja më e madhe është vërejtur te tatimi mbi fitimin. Firmat në RMV për muajt prill, maj dhe qershor këtë vit kanë paguar 32 % më pak tatim në fitim” – tha Naum Stolikovski nga VMRO-DPMNE.