Deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski ka kërkuar nga konzulli i nderit i Bellorusisë në Maqedoni që të tërheqë deklaratën e tij dhe t’i kërkojë falje, shkruan Zhurnal.mk
Miloshoski ka thënë se nëse ndodh e kundërta ai do të fillojë dhe procedurë ligjore. Ai ka thënë se ka dorëzuar pyetje ndaj kryeministrit nëse është e vërtetë që një biznesmeni që ka marrë tender në REK Manastir i është kërkuar mito 250 mijë euro derisa të njejtën e dokumenton edhe me video.