Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han, në kuadër të vizitës së tij në vend, ka takuar edhe presidentin e vendit Stevo pendarovski si dhe liderët e VMRO DMPNE-së dhe BDI-së, Hristijan Mockoski dhe Ali Ahmetin. Me liderwt e partive ai ka diskutuar mbi situatën politike në vend, proceset integruese dhe dialogun politik. Mickoski, gjatë takimit me komesarin, Han ka shprehur shqetësimin e tij për shkak të mosmarrjes së datës për negociata. Ai po ashtu, ka shprehur shqetësim për shkak të mungesës së vullnetit të Qevërisë, siç theksohet në komunikatën e kësaj partie, në ballafaqimin me rritjen e krimit, skandalet dhe korrupcionit të lartë i cili është prezent në eshalonet më të larta të pushtetit.
Hristijan Mickoski
“Skandalet serioze e dëmtojnë kredibilitetin e vendit dhe shtetin e së drejtës duke shkatërruar ardhmërinë evropiane. Mungesa e vullnetit për ballafaqim me korrupcionin dhe dyshimet për krim shihet edhe në propozim ligjin e kryeministrit Zaev për organizimin e prokurorisë ku në vend të luftës së paanshme kundër korrupcionit ofrohen zgjidhje të cilat do të jenë instrument për presione politike dhe mbrojtje të krimit”.
Ndërkohë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit deklaroi se është diskutuar për ligjin për Prokurorinë Speciale, regjistrimin e popullësisë dhe për vetingun.
Ali Ahmeti, BDI
“Ndamë mendim me zotërin Han se ne mbështetim ligjin për Prokurorinë Speciale, me ato mendime që ne mendojmë se e begatojnë Ligjin për Prokurori. Si dhe, bëra informacionet e duhura mbi Ligjin për pastërtinë e figurës. Nga ato informacioni që mori zotëri Han, ndau mendim bashkë me, sepse vendi ka nevojë që personalitetet të kalojnë përmes një verifikimi, të një institucioni kredibili për të zvogëluar të gjithë propagandën që bëhet ndaj personaliteve të ndryshme”.
Në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Speciale, Ahmeti tha se nuk ka ndonjë emër që do të propozonte për prokuror, pasi është shprehur se atë duhet ta vendos Këshilli i Prokurorëve. Megjithatë, ai është shprehur kundër që të sillet një prokuror i huaj, duke thënë se vendi nuk ka nevoj të huazoj nga vende të tjera./shenja/