Në Maqedoni tash për tash nuk ka raste të gripin afrikan te derrat vendas dhe të egër, por sëmundja e cila prej shumë vitesh po përhapet nga vendet e lindjes ka arritur deri në Bullgarinë qendrore, gjë që alarmoi autoritetet veterinare për marrjen e masave preventive. Në vendkalimet kufitare ndalohet futja e produkteve ushqimore nga mishi i derrit, por edhe e produkteve tjera. Është ndaluar lëshimi i derrave vendas jashtë fermave, ndërsa gjuetarët kanë udhëzime për gjuajtje masovike të derrave të egër, që të parandalohet përhapja eventuale e sëmundjes e cila mund të shkaktojë dëme serioze ekonomike.
Gripi afrikan nuk përcillet te njerëzit, tash për tash nuk ka raste të derrave të prekur, vendas ose të huaj, në territorin e vendit tonë. Por fakti që dekadën e kaluar, ngadalë por sigurt po përhapet nga lindja, dhe tani vatrat me derra të infektuar në Bullgarinë fqinje, Rumani, Moldavi, Ukrainë dhe në vendet tjera të Evropës lindore, i detyroi autoritetet vendase veterinere të marrin masa preventive.
“Apeloj deri te qytetarët që udhëtojnë në Bullgarinë fqinje, por edhe në vendet tjera ku është vërtetuar prania e sëmundjes gripi afrikan i derrave, gjatë kthimit në vend, në valixhet e tyre të mos mbajnë ushqim me prejardhje shtazore. Inspektorët komunalë nëpër komuna të bëjnë kapjen e derrave të cilat mund të hasen në hapësira publike. Blegtorët e derrave nëpër fshatra ta respektojnë ndalesën për ruajtjen e derrave në ambiente të hapura, sepse ekziston rreziku i kontaktit me derra të egër të infektuar.” –tha Zoran Atanasov, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
Nga 35 deri në 40% të derrave vendas janë nëpër ferma komerciale nëpër Maqedoni, për të cilët mendohet se kanë rrezik më të ulët për shkak të zbatimit të masave të biosigurisë. Por pjesa më e madhe, 60% e derrave që janë në amvisëritë nëpër fshatra kanë rrezik më të madh. Për këtë arsye Atanasov thekson se ndalohet futja e mishit të derrit dhe produkteve të tij nga vendet ku ekziston sëmundja, analizohen monstrat dhe bëhet fjalë për ngritjen e vetëdijes te popullata: Paraqitja eventuale e sëmundjes infektive do të shkaktonte dëme të mëdha materiale.
“Për fermat e mëdha janë të rëndësishme masat e biosigurisë që të kenë rrezik të ulët, me atë që nëse këto masa janë në nivel të lartë atëherë rreziku është i ulët, mendojmë të mos marrim masa për zhdukjen e derrave, vërtetë do të ishte katastrofë ekonomike, por në qoftë se rreziku është i lartë që sëmundja të përhapet, sigurisht do të ketë zhdukje të tyre.” –deklaroi Zoran Atanasov, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
Paraqitja eventuale e sëmundjes do të shkaktonte dëme të mëdha materiale, siç po ndodh për momentin në Bullgari, ku ka filluar eutanazimi i mijëra derrave në disa vende në rajonet ruse. Ky rajon është siguruar nga forca policore dhe ushtarake, transmetojnë mediat bullgare. Në Maqedoni mendohet se ka rreth 2000 ferma dhe blegtorë më të vegjël të derrave, ndërsa mishi i derrit për një pjesë të madhe të popullatës është ushqim që konsumohet rregullisht. /Biljana Georgievska/