VMRO-DPMNE-ja opozitare do të prononcohet konkretisht për ligjin e ri për prokurorinë publike që e propozoi dje kryeministri Zoran Zaev pasi ta analizojë, ndërsa është i pranueshëm, siç tha sot zëdhënësi i partisë Dimçe Arsovski, bashkimi i Prokurorisë Special Publike (SPS) me Prokurorinë Publike.
“Me bashkimin e Prokurorisë Speciale Publike në Prokurorinë Publike gjegjësisht integrimi, në një mënyrë me hyrjen, është praktikisht e pranueshme dhe kjo është njëra prej të themi mundësive të cilat u ofruan. Lidhur me hollësitë e Ligjit do të dalim me vërejtje konkrete sapo të analizohet, sepse duhet kohë që tërë ligjin ta shohim sa është më ndryshme nga ato që i kemi përpiluar, sa është ma ndryshe prej pikave për të cilat është biseduar në takimet e ekipeve negociuese”, tha sot zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për media.
Lidhur me propozim shefja e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska ta udhëheqë prokurorinë e re, Arsovski potencoi se kjo është dëshirë personale e kryeministrit Zaev e cila për ato nuk është e pranueshme.
Siç tha ai, takimi i djeshëm i kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski me liderin e BESA-s Bilal Kasami, është një prej takimeve të rregullta në të cilat bisedojnë për problemet reale, por siç shtoi, nuk duhet të habit nëse edhe në periudhën e ardhshme ndodhin edhe takime të tjera.