Agjencia Teknike Operative për momentin në mënyrë aktive ndjek 159 numra telefoni, ndërsa ekziston mundësia që disa nga to të kenë lidhje me rastin më të ri “Reket”, deklaroi sot drejtori i Agjencisë Teknike Operative, Zoran Angellovski.
Nga fillimi i vitit Agjencia Teknike Operative, ka ndjekur 258 numra telefoni nga të cilat 159 ende janë aktive.
Kërkesat për ndjekjen e komunikimeve ATO, i merr me identitet të fshehur, por Angellovski deklaroi se supozohet se ka edhe nga ato numra të telefonit.
Angellovski tha se Agjencia Teknike Operative, angazhohet për transparencë maksimale dhe kontroll në punën e saj. Agjencia Teknike Operative, punonë ligjërisht me urdhër gjyqësor, tha Angellovski.