Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka lëshuar në përdorim rrugën në Reçicë të Madhe. Ajo tha se pas investimit në shtratin e lumit të vendbanimit Reçicë e madhe, ndërtimin e tërësishëm të murreve mbajtëse dhe pastrimin e lumit, në vitin 2017 ju premtuam banorëve të këtij vendbanimi që edhe rruga përskaj lumit do të transformohet në nje shëtitore më trotoare të gjëra dhe ndriçim publik.
“Atë që e thamë edhe realizuam. Bashkërisht sot me kryetarin e Këshillit vendorë, kryetarin e Bashkësisë Lokale, aktivistë, banorë të këtij vendbanimi inspektova përfundimin e punimeve, vendosjen e pajisjeve urbane dhe rregullimin e hapësirave të gjelbërta në këtë rrugë. Nga shërbimet përkatëse dhe stafi u informova që testimi i ndriçimit publik është realizuar gjatë ditës së djeshme dhe i njëjti funksionon siç duhet”, tha Arifi.
Ajo mes tjerash ka premtuar se bashkë do të bëjnë edhe shumë punë për Reçicën e madhe.