Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Federatës Ruse në vendin tonë, Sergej Bazdnikin.
Në takim, ministri Ismaili dhe ambasadori Bazdnikin e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, që rezultoi me realizimin e përmbajtjeve të shumta cilësore me të cilat vlerat kulturore të Maqedonisë prezantohen para publikut rus, si dhe me shfaqjet e ndërsjella të artistëve rusë para publikut të Maqedonisë. U theksua edhe bashkëpunimi tradicional në fushën e letërsisë dhe veprimtarisë botuese, si dhe bashkëpunimi në veprimtarinë e teatrit. Në këtë kontekst, ministri Ismaili informoi se deri në fund të këtij viti parashihet edhe realizimi i manifestimit “Ditët e kulturës maqedonase në Federatën Ruse”, ndërsa Olga Pankina në Moskë do ta realizojë projektin “Lexoje Maqedoninë”.
Ministri Ismaili falënderoi për mbështetjen në fushën e kulturës që e jep Ambasada e Federatës Ruse dhe u shpreh i bindur se partneriteti maqedonas-rus edhe më tutje do të vazhdojë të zhvillohet dhe të avancohet.
Përndryshe, përveç në planin bilateral, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Federata Ruse kanë bashkëpunim të shkëlqyer edhe në planin multilateral – në kuadër të UNESKO-s dhe të Fondacionit Ndërkombëtar “Forumi i kulturave sllave”, nëpërmjet të cilit realizohen projekte dhe aktivitete të shumta të përbashkëta me të cilat i ruajnë traditat kulturore të popujve sllavë dhe promovimin e tyre si vlera të qëndrueshme dhe universale në korniza globale.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje
- Qani Nesimi jep dorëheqje nga posti i Myftiut të Tetovës
- KSHZ: Janë konfirmuar 303 lista për kryetar të komunave dhe të Qytetit të Shkupit
- Zbuloni të ardhmen tuaj: Horoskopi i së hënës për çdo shenjë
- Zbardhet ngjarja në Vlorë, policia: 37-vjeçari qëlloi veten me pistoletë, më pas armën e hodhi në makinë
- Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup
- Pse rasti i Naim Murselit trondit shoqërinë: Një studim mbi psikopatinë dhe narcizizmin