Veprimet individuale, eventualisht në kundërshtim me ligjin, nuk duhet ta degradojnë ose shfuqizojnë punën e përgjithshme të PSP-së – thotë Presidenti Stevo Pendarovski në nj intervistë për Evropën e Lirë. Ndryshe, Katica Janeva sot ka njoftuar kolegët e PSP-së se është në pushim mjekësor.
Presidenti Stevo Pendarovski thekson se duhet të bëhet dallim në mes hetimeve në Prokurorinë Publike dhe punës së prokurorëve në Prokurorinë Speciale Publike. Ai në intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se është i dëshpëruar nga ajo që e dëgjon ditëve të fundit në lidhje me PSP-në. Pendarovski apelon deri te intitucionet përgjegjëse që sa më shpejt të nisin hetimet dhe të mos u kushtojnë rëndësi presioneve eventuale politike, sepse procesimi i lëndëve është i rëndësishëm si për PSP-në edhe për proceset demokratike të cilave duhet t’u nënshtrohet vendi.
“Njëra çështje është puna e institucionit PSP deri në këtë moment dhe procedurat të cilat i kanë udhëhequr prokurorë të ndryshëm, jo vetëm Katica Janeva. Është çështje plotësisht tjetër rasti i fundit për të cilin unë apeloj edhe nga kjo pozitë, sido që të kuptohet, deri te organet kompetente ta procesojnë sa më shpejt dhe në mënyrë sa më të detajuar që të mos lë as njollën më të vogël në punën e institucionit si të tillë. Ta përfundoj, PSP-ja ishte shumë e nevojshme në kohën kur i kemi bërë reformat demokratike. PSP-ja në ndonjë formë, në ndonjë pjesë të sistemit të Prokurorisë Publike është e nevojshme edhe në periudhën e ardhshme, t’i ndjekë kriminelët, jo vetëm ata që kanë qenë në pushtet, por edhe neve që jemi sot në pushtet.” –deklaroi Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.
Ai thekson se institucioni i PSP-së është institucioni kyç i cili pas Marrëveshjes së Ohrit i hapi dyert drejt BE-së dhe NATO-s. Këtë e pohoj me përgjegjësi, sepse kam qenë negociator në integrimet në NATO dhe e di se komentet e shumta pozitive për reformat e kryera kishin të bëjnë me PSP-në, deklaroi Pendarovski.