Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është kërcënuar me jetë, dhe siç thuhet në media, i njëjti ka dorëzuar te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ingerencat në fushën e planifikimit urbanisitik dhe të dhënies së lejeve për ndërtim.
Kërcënimin me jetë e ka konfirmuar Merko dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ndërkaq për dorëzimin e ingerencave Portalb.mk është duke pritur përgjigje nga Qeveria e RMV-së.
Kjo vjen pasi që kohës së fundit është alarmuar për mundësinë e fshirjes së Ohrit nga Lista e UNESKO-s për shkak të mbindërtimeve pa leje në Strugë dhe Ohër.