Vërtetimi i Byrosë për ekspertizë ligjore dhe vendimi i Gjykatës së Apelit që Almir Dërplani të gjykohet nga e para, janë dy provat e reja ku pala mbrojtëse e Agim Islamit dhe Rexhail Qerimit mban shumë shpresa se rasti “Alfa” do të rigjykohet. Avokatja e lëndës, Artene Iseni për gazetën KOHA shprehet optimiste se së shpejti, Gjykata e Apelit do të mbajë seancë dhe do të miratojë vendim në favor të të dënuarve Islami dhe Qerimi.
“Kemi bazë të fortë ligjore që kjo lëndë pas 11 viteve të kthehet në rigjykim. Presim që Gjykata e Apelit shumë shpejtë të sjell një vendim të tillë. Pastaj ne, në një proces të drejtë, të bazuar në prova dhe fakte relevante, dhe duke u mbështetur në paanshmërinë e Prokurorisë dhe Gjykatës, do të vërtetojmë se Agim Islami dhe Rexhail Qerimi nuk kanë asnjë far lidhje me këtë ndodhi”, tha avokatja Iseni. Vuajtjet e gjata dhe padrejtësitë e shumta Agim Islamin, njërin prej të dënuarave padrejtësisht në rastin “Alfa”, e kanë lodhur, por nuk e kanë dorëzuar. Nga qelia e burgut të Idrizovës ai për gazetën KOHA thotë se lufta për drejtësi vazhdon dhe se është optimist se në Gjykatë e Apelit do të arrihet epilog pozitiv në favor të tij dhe të akuzuarve tjerë në këtë rast.
“Vazhdoj të pres drejtësinë. E pakuptimtë është të qëndrosh i mbyllur për 11 vite në burg dhe mos të dish pse. Jam në pritje të vendimit për rigjykim të lëndës, me çka do të vërtetoj se s’kam të bëjë asgjë më këtë rast”, tha Islami. Drejtësia e vonuar, siç thonë mes tjerash familjarët e të dënuarve në rastin “Alfa”, nuk është drejtësi, megjithatë më mirë ajo të jetë e vonuar se sa të mungoj për çdoherë. “Nga vendimi i Gjykatës se Apelit presim vendim pozitiv në favorin tonë, për arsye se faktet dhe dëshmitë e thonë atë. Jemi optimist se vendimi do të jetë i drejtë dhe pa ndonjë ndërhyje politike. Kërkojmë rishqyrtim të rastit dhe vendimi të merret vetëm në bazë të së drejtës dhe në bazë të dëshmive dhe dëshmitarëve që flasin për rastin në fjalë. Shpresojmë të kthehet besimi në gjykatat e vendit” , tha Ramiz Dauti, familjar dhe ish i arrestuar në rastin “Alfa”.
Ndryshe, në nëntor të vitit 2008, në hapësirën e Fakultetit Matematiko-Natyror në lagjen Gazi Babë, u sulmua patrulla e njësisë për intervenim të shpejtë “Alfa”. Si rezultat i këtij sulmi mbeti i vrarë polici Afrim Arifi, ndërsa dy kolegë tjerë të tij mbetën të lënduar. Disa ditë më vonë, në Shkup dhe Kumanovë, policia e shtetit realizoi aksion të madh policor ku mbetën të arrestuar dhjetëra shqiptare. Një pjesë e tyre, pasi u keqtrajtuan, u liruan. Nga ajo ditë e deri më sot filloi lufta për drejtësi e të akuzuarve Islami dhe Qerimi. Vitin e kaluar për herë të parë në opinion u publikua edhe një video ku shihet qartë se si bëhet sulmi ndaj patrullës policore. Familjarët e të akuzuarve kategorikisht e mohonin përfshirjen e bijve të tyre në këtë rast. (koha.mk)
Data 02.05.2024
Aktuale
- Bushati: Duke e shpallur qytetar nderi në një institucion hajdutërie, e ç’nderuan Ali Ahmetin
- BDI me patericat, po garon pa ide
- MPB: Rrahje mes dy grave në Bit Pazar
- Nuk shihen shpesh bashkë, ky është raporti i Shyhrete Behlulit me djalin e madh
- Arben Taravari: “Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”
- Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero dhe Afrona
- (VIDEO) Ali Ahmeti qytetar nderi në Tiranë, Rama: Një ndër shqiptarët më të mirët në histori
- Artan Hoxha: Rrjetet e kriptuara “Encrochat” dhe “SkyECC”, nuk do merren si PROVA në gjyq!