Banorët e fshatit Raven të Gostivarit, kanë ndërmarrë një iniciativë humane në ndihmë të bashkëfshatarit të tyre, të riut Mirlind Elmazi, i cili pas një sulmi në tru ka nevojë urgjente për intervenim kirurgjikal në Republikën e Turqisë, njofton Flaka.
“Mirlind Elmazi (32 vjet) fsh.Raven. Pas një sulmi është i paralizuar dhe ka nevojë për një intervenim në Turqi. A e din çka don të thotë me u bo ty shkak që ti kthehen këmbët Mirlindit? Çdo hap që ai do ta bën, Ty do të shkruhet bamirësi sa të jetë gjallë”, thuhet në njoftimin e ndarë në rrjetet sociale.
Personi për kontakt është caktuar Megdan Sulejmani, të cilin mund ta kontaktoni përmes numrit të celularit 00 389 070 987 937 në Maqedoninë e Veriut, ose përmes WhatsApp dhe Viber në numrin telefonik: 004915114055555.
Ftohen njerëzit human të vullnetit të mirë të dalin në ndihmë të 32 vjeçarit, Mirlind Elmazi nga fshati Raven i Gostivarit, i cili po vuan nga paraliza e këmbëve. Flaka