Alsat-M 2019-07-12T09:18:41+02:00
Drejtoria për të Ardhurat Publike (DAP) ka njoftuar se aplikacioni “MOJ DDV” është bërë i qasshëm për përdoruesit e iOS.
Kjo vie 11 ditë pas startimit të këtij projekti me çka qytetarët do të mund të skanojnë llogaritë e tyre fiskale që do ti mundësojë të kthejnë para në buxhetin e tyre nga TVSH-ja e paguar.
Sqarimi për vonesën ishte shkaku i rregullave të rrepta të kompanisë Apple për të lëshuar aplikacion në platformën e tyre.
Sipas DAP-it, nga 5 korriku aplikacioni “MOJ DDV” e kanë shkarkuar 58 mijë qytetarë, ndërsa pritet që ky numër të arrijë gjysmë milionë banorë të RMV-së./Alsat
Loading…