“Pas 16 viteve punë të vështirë dhe të suksesshme, sot me krenari mund të themi se Drejtoria e Policisë Financiare është një institucion modern, transparent, profesionalisht i kualifikuar dhe ndërkombëtarisht i afirmuar, që punon për të mbrojtur interesat financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në ceremoninë e manifestimit të 26 Qërshorit, Drejtori i Drejtorisë Arafat Muaremi shprehu mirënjohje për Ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për mbështetjen bujare të Ministrisë së Punëve të Brendshme në sfidat kryesore të e Drejtorisë, si dhe zotri Dragan Tevdovski për bashkëpunimin e suksesshëm dhe kontributin e pafundëm në punën e Drejtorisë së Policisë Financiare.
Falenderim për bashkëpunim të suksesshëm i është adresuar, Zyrës për të Ardhura Publike, Drejtorisë Doganore, Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, Prokurorisë Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të Drejtorisë së Policisë Finansiare.
Në fjalimin e tij drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, z. Arafat Muaremi, uroi zyrtarët e policisë financiare dhe i falënderoi ata për kontributin , përkushtimin dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm në punën e tyre.
Drejtoria e Policisë Financiare vazhdon të veprojë në mënyrë transparente dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare.