Ramadan RAMADANI
Partitë opozitare ndër shqiptarë në Maqedoni si duken vuajnë nga i njëjti sindrom present tek shumë shqiptarë e që ua pamundëson atyre ortakllëkun dhe në saje të saj zmadhimin dhe ritjen. Ashtu shumë shqiptarë, biznismenë dhe të tjerë, së paku në Maqedoni, janë të mirë dhe të suksesshëm me punë në vete, por ata nuk bëjnë bashkërendim, kooperim apo korporacione dhe ortakëri që të njëjtat suksese ti rrisin dhe zmadhojnë. Sigurisht që duhet shumë vrrojtime për të analizuar këtë dukuri shoqërore aq prezente, por ka shumë të dhëna dhe përvoja që tregojnë se vendimtare për këtë pamundësim të bashkëpunimit është edhe ndjenja se shumë njerëz me bashkëpunim nënkuptojnë edhe dashuri e tjera gjëra të zemrës që aspak nuk janë kusht në shumë raste të bashkëpunimit e nga to edhe në atë politike.
Përveç kësaj mbi partitë opozitare shqiptare qëndron edhe trysnia e punës së tyre vetanake për ngritjen e strukturave partiake ngaqë shumica janë tani henez të etabluara dhe nuk janë rahat të nisin bashkëpunime kur ende nuk kanë ngritë mirë shtëpitë e tyre.
Kur kësaj i shtohet trysnia prej votuesve të cilët mezi presin këtë bashkërendim dhe diku edhe e parashtrojnë si kusht për inkuadrimin me votë të tyre duhet të kuptojmë se nevojitet që të nisë një periudhë, sado e shkurtër qoftë e mundshme shkaku i afërsisë kohore të zgjedhjeve, kur trysnia dhe presioni të hiqet nga partitë opozitare dhe i njëjti të fokusohet mbi pushtetin dhe ndryshimin e tij në çfarëdo mënyre qoftë e mundshme.
Kjo pasi më duket se tani këto parti gjasojnë me një çift të rinj në ndonjë lagje, të cilët janë aq esh për njëri tjetrin sa që e tërë lagjeja e din se ata një ditë do merren dhe do bëjnë jetë të përbashkët dhe mbi këtë ndërtojnë krejt storjet rreth tyre dhe familjeve të tyre. Por, secili nga ata dy edhe nëse do merren një ditë tani kur kjo nuk ka ndodhë, kanë hezitimet e tyre edhe për punë tjera pos familjes, si karrierë, suksese personale etj. Ti lëmë rehat sepse pasi janë aq esh një ditë do ujdisen dhe do merren vesh!