Alsat-M 2019-06-12T11:34:53+02:00
Ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski do të dënohet në mungesë për rastin e PSP-së, “Talir”, i cili rast ka të bëjë për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së. Gjykata ka sjell një vendim të tillë pasi paraprakisht nga PSP-ja është kërkuar pasi që Nikolla Gruevski tashmë gjendet në arrati dhe nuk është i kapshëm për organet e vendit.
Në seancën e sotme pala mbrojtëse ka insistuar që të shtyhet seanca, përshkak se Kuvendi ende nuk ka dal me vendim pas kërkesës së Gjykatës dhe Prokurorisë- cili mundet të përfaqësojë në gjykatë rastin “Talir” dhe se cilit do ti takojnë kompetencat PSP-së apo Prokurorisë së rregullt.
Ky rast ka ngelur në proces të fillimit pasi Katica Janeva kishte ngritur aktpadi pas 30 qershorit të 2017, gjegjësisht pas skadimit të afatit për të ngritur aktpadi në përputhshmëri me Ligjin e PSP-së.
Gjykata Supreme gjithashtu vendosur se PSP-ja nuk është kompetente që të përfaqësojë aktpaditë pas 30 qershorit të 2017.
Loading…