Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut për drejtor të Agjencisë së Zbulimit, njërën prej agjencioneve më të rëndësishme në shtet, ka emëruar shqiptarin Erolld Musliu, shkruan Almakos.
Në këtë mënyrë presidenti Pendarovski ka shpërblyer një pjesë të madhe të shqiptarëve që i kanë dhënë përkrahje në garën e tij për president të shtetit.
Erolld Musliu nga biografia që ka siguruar portali Almakos është një profesionist i vërtet.
Artan Grubi nga BDI dje kishte thënë se ky vendim i kryetarit të shtetit kishte qenë në koordinim me liderin e kësaj partie, Ali Ahmetin. Por, sot doli të jetë e kundërta nga deklarimet e Bujar Osmanit i cili tha lidhur me emërimin e Erold Musliut: “Vendimi i djeshëm i presidentit Pendarovski për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Zbulim na shqetësoi të gjithëve dhe hodhi hije në ditën e djeshme kur Kuvendi e solli reformën e shërbimeve të sigurisë. Informacionet tona se vendimi është i bazuar në informacione të pamjaftueshme dhe se nuk është me qëllim të keq, megjithatë qëndrim i BDI-së është se derisa nuk zbardhen deri në fund ngjarjet e Kumanovës, asnjë njeri i cili ishte pjesë e shërbimeve të atëhershme nuk duhet të jetë në krye të institucioneve të tilla të ndjeshme. Për këtë presim se në këtë periudhë presidenti do të mbledhë më shumë informacione dhe do të reflektojë në lidhje me vendimin e tij”.
Mirëpo Almakos nga burime të konfirmuara ka kuptuar se BDI nuk e ka aspak hallin te emërimi i Musliut si drejtori i Agjensionit për Zbulim, por me këtë rast kërkon që ti bëjë presion kryetarit të shtetit, Stevo Pendarovski që në rast se gjykohen funskionarë të lartë të BDI-së në procedurat e Prokurorisë Speciale Publike si rasti “Magjar Telekom” e të tjera, atëherë të amnestohen më pas nga kryetari nëpërmjet faljes.
Pra BDI qartësisht kërkon garanca që edhe me dënimin e tyre në gjykata ata sërish të shpëtojnë nga drejtësisa. Edhe pse Almakos mëson se kryetari i shtetit nuk do të hyjë në këso “lojëra të ndyra” politike, sërish mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat dhe a do të lëshoj pe në të ardhmen lidhur me këto pazare politike mbi kurrizin e drejtësisë kryetari, Stevo Pendarovski.
Ndërkohë, nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, ka reaguar pas deklaratë së zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, i cili ka kritikuar vendimin e presidentit Stevo Pendarovski për emërimin e Erold Musliut, në krye të Agjencisë për Zbulim.
“Bujari i shqetesuar ndersa Artani na tha dje se kane qene te koordinuar me presidentin Pendarovski…ccc
BDI mendon se vetem polltrona mund te vendosen ne funksione…
Jo bre njerez duhet te kuptoni se ka edhe njerez me kredibilitet dhe profesionist te ciket dikush din ti vleresoj. Te lumte dhe urime per ekipin tuaj president Stevo Pendarovski! “, ka shkruar Zekiri./Almakos