Sektori për punë të brendëshme Tetovë, filloi me realizimin e dy projekteve edukativo-preventive: ,,Mos u ul përpara timonit pa mos e kaluar provimin për patent shoferi,, dhe ,, vozitje e sigurtë me motoçikletë,, bartës i të cilës është Njësiti për prevenncion.
Me këto projekte me të cilat d të realizohen paralelishtë, gjithsej do të përfshihen rreth 3000 nxënës të viteve të para, të cilët ndjekin mësimin në gjuhën maqedone, shqipe dhe turke në shtatë shkollat e mesme të Tetovës dhe katër shkollat e mesme të Gostivarit.
Pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, nga afër do ti njoftojnë nxënësit, përse është e nevojshme së pari ta kalojnë provimin e patent shoferit, dhe më pas të drejtojnë veturë, dhe se çfar paisje duhet të shfrytëzojnë kur drejtojnë një motoçikletë.