Nga qyteti Varna (Bullgari Lindore) filloi maratona e vrapuesit Krasi Georgiev, i cili do të kalojë mbi 1200 kilometra, duke ndjekur itinerarin e Korridorit transevropian të transportit nr. 8. Projekti infrastrukturor duhet t’i lidhë 3 shtetet ballkanike – Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Georgievi do të vrapojë nga Deti i Zi deri në Adriatik, duke kaluar përmes 20 qyteteve. Çdo ditë ai do të vrapojë nga 100 kilometra. Pritet se do të mbërrijë në Durrës më 25 maj, ku do të takohen tre kryeministrat Bojko Borisov, Edi Rama dhe Zoran Zaev. Motoja e vrapuesit është “ndërlidhje” dhe kështu ai dëshiron të kontribuojë për bashkimin e tri vendeve ballkanike, duke treguar sa i rëndësishëm është projekti i Korridorit Nr. 8 për regjionin tonë./Almakos