Sekretariati për Çështje Evropiane shënon ditën e Evropës 9 Majin. Në mëngjesin tradicional janë të ftuar ambasadorë politikanë ministra dhe ish ministra.
“Sot më 9 Maj liderët evropian janë mbledhur nën presidencën e Rumanisë. Ne presim një vendim të drejtë sot dhe të qartësohet drejtimi që do të marrë BE-ja. Do të vazhdojmë me zbatimin e reformave në sferat kyçe dhe nuk do të ketë justifikime të tjera nga ana jonë. Kemi ecur përpara me hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendim për hapjen e negociatave”-tha Bujar Osmani zëvednsës kryeministër për Çështje Evropiane.
“Në takimin e sotëm në Sibiu liderët do të diskutojnë të ardhmen e BE-së e cila përballet me shumë sfida të brendshme dhe të jashtme. Unë sot nuk mund të shpallë fillimin e negociatave në qershor sepse ky është një vendim qe do ta marrin vendet anëtare. Por ju keni punuar shumë dhe ajo çfarë mund të them është se gota është mbushur”-pohoi Samuel Zhbogar ambasador i BE-së në Shkup.
“Në pesë vitet e ardhshme të mandatit tim me këtë qeveri por edhe me ndonjë qeveri të ardhshme do të angazhohem që të përmbushen synimet e BE-së. Do të angazhohem edhe për bashkimin e BE-së e cila në vitet e fundit është përçarë shumë”-pohoi Stevo Pendarovski presidenti i ardhshëm.