Takim i ri mes grupeve negocuese të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë speciale publike, duhet të mbahet sot në Ministrinë e Drejtësisë.
Takimin e paralajmëroi dje zëvendëskryeministri Zoran Zaev, duke shfaqur shpresë se do të arrijë marrëveshje për ligjin për prokurori publike, pasi janë të numëruara ditët deri në mbylljen e raportit të Komisionit evropian.
Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës deri tani kanë mbajtur disa takime për ligjin për prokurori publike. Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së, fati i procedurave të cilat veçmë kanë filluar dhe përdorimi i dëshmive.
Për miratimin e ligjit për prokurori publike është e domosdoshme shumicë prej dy të tretave dhe ky është një nga kushtet për marrjen e datës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.