Gjithsej 33.976 votues nga Kumanova deri në orën 17 e kanë realizuar të drejtën e vet të votimit në zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend, nga gjithsej 92,839 votues sa numëron lista zgjedhore, tregojnë se të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dalja është 36,84 për qind. N
ga 167 vendvotime janë procesuar 91,01 për qind, apo gjithsej 157 vendvotime. Në Komunën Nagoriçani i Vjetër deri në orën 17 të drejtën e vet të votimit e kanë shfrytëzuar gjithsej 1.345 votues, nga gjithsej 3.333 sa numëron lista zgjedhore, që është 40,40 për qind.
Të drejtën e votimit në Likovë deri në orën 17 e kanë realizuar 5.006 votues, nga gjithsej 25.401, dhe dalja në këtë komunë është 19,94 për qind. Janë procesuar të dhënat e të gjitha 34 vendvotimeve.