Në dy vjetorin e ngjarjeve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, gjuha e kandidatëve për president është ashpërsuar.
Kandidati i pavarur i shumicës i mbështetur nga 31 parti të majta Stevo Pendarovski është hedhur në sulm dhe ka kërkuar nga kundërshtarja e tij të dënojë sulmin e dy viteve më parë në parlamentin e vendit.
“Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në Evropë në të cilin ka ndodhur një akt si 27 prilli.VMRO-DPMNE-në dhe Gordana Siljnovska Davkova, nuk kanë të drejtë të flasin për drejtësinë, përderisa ende nuk kanë guxim, edhe pas dy viteve, ta dënojnë politikisht ose edhe në aspektin njerëzor aktin e 27 prillit” tha zoti Pendarovski.
Nga ana tjetër kandidatja e djathtë ka sulmuar Marrëveshjen e Prespës pasi gjithçka që ndodhi pas referendumit është jokushtetuese dhe të pasuksesshëm. Sipas saj në Marrëveshje shkruhet që patjetër të respektohet rezultati, gjë e cila, sipas saj, nuk e bë nga pushteti aktual. Sipas saj në brendësinë e Marrëveshjes së Prespës ekziston kompetencë e GJND-së për probleme mes Maqedonisë dhe Greqisë.
E teksa situata sa vjen edhe bëhet më e nxehtë në prag të 5 majit, ka qenë përseri kryeministri Zaev i cili ka përseritur se nëse nuk arrihet pjesmarrja mbi 40 përqind apo nuk fiton kandidati i tij Pendarovski, në të dy rastet vendi do të shkojë në zgjedhe të parakohshme.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Qani Nesimi jep dorëheqje nga posti i Myftiut të Tetovës
- KSHZ: Janë konfirmuar 303 lista për kryetar të komunave dhe të Qytetit të Shkupit
- Zbuloni të ardhmen tuaj: Horoskopi i së hënës për çdo shenjë
- Zbardhet ngjarja në Vlorë, policia: 37-vjeçari qëlloi veten me pistoletë, më pas armën e hodhi në makinë
- Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup
- Pse rasti i Naim Murselit trondit shoqërinë: Një studim mbi psikopatinë dhe narcizizmin
- Të shtënat në Vlorë/ 37-vjeçari u qëllua në makinë, policia heton nëse ishte vetëplagosje apo u qëllua nga persona të tjerë
- Mucunski në Nju Jork: Ballkani Perëndimor, pjesë strategjike e së ardhmes evropiane