Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” shpall
KONKURS
për ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” në vitin 2019
Me Çmimin Shtetëror “11 Tetori” jepet mirënjohja më e lartë për veprën jetësorenë fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Çmimi Shtetëror “11 Tetori“ ndahet, sipas rregullit, çdo vjet.
Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve të vendit.
Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund t’u ndahet edhe shtetasvetë huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Individi që do ta fitojë këtë Çmim i ndahet:diploma, plaketa dhe shuma në para.
Çdo anëtari të grupit të krijuesve ose ekipit që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma, plaketa dhe pjesa e barabartë e shumës në para.
Institucioni, shoqëria tregtare ose shoqata e qytetarëve që do ta fitojë këtë Çmim u ndahet diploma dhe plaketa.
Shuma në para e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” është pesëmbëdhjetë (15) rroga mujore mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tri muajt e fundit të vitit rrjedhës.
Në një vjet mund të ndahen më së shumti deri më pesë (5) çmime.
Iniciativë për ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” mund të parashtrojnë: institucionet, shoqëritë tregtare, shoqatat e qytetarëve dhe qytetarët.
Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e Çmimit Shtetëror duhet hollësisht ta arsyetojnë iniciativën.Në tekst duhet të përmbahen edhe: të dhënat e sakta të biografisë, adresa e saktë e vendbanimit (rruga, numri, vendi, qyteti, shteti), të dhënat për rezultatet e arritura në fushën në të cilën është arritur ai dhe të dhënat e tjera që konsiderohen se do të kontribuojnë në vlerësim.
Parashtruesi i iniciativës duhet ta theksojë emrin dhe mbiemrin e plotë, titullin, firmën, adresën dhe telefonin.
Teksti i iniciativës duhet të dërgohet në 20 ekzemplarë, ndërsa punimet, librat, publikimet, etj., trajtohen si shtojcë dhe duhet të dërgohen në një ekzemplar.
Adresa në të cilën duhet të dërgohen iniciativat dhe propozimet është:
Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror“11 Tetori”, rr. ”Gjuro Gjakoviq” nr. 61 – Shkup,Republika e Maqedonisë së Veriut.
Konkursi zgjat nga 1 deri më 31 maj 2019.
Iniciativat e pakompletuara dhe iniciativat dhe propozimet (punimet, librat, publikimet, etj.) të dërguara pas afatit të caktuar për t’i pranuar në konkurs nuk do të shqyrtohen.
Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror
“11 Tetori”