Analisti politik nga Maqedonia e Veriut, Xhelal Neziri, ka thënë që mes dy kandidatëve Stevo Pendarovskit i përkrahur nga LSDM-BDI dhe Gorgana Siljanovska-Davkova e përkrahur nga VMRO-DPMNE do të zhvillohet një garë e fortë në raundin e dytë.
“Pas një rezultati të barabartë zgjedhor mendoj që vota e shqiptarëve do të jetë përcaktuese në raundin e dytë sa do të arrijnë është çështje tjetër. Mendoj që do të jetë një garë e ashpër por në fund fjalën do ta thonë votuesit shqiptarë pasi diferenca mes dy kandidatëve është vetëm 4000 vota”.
Neziri në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që befasia e këtyre zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka qenë pjesëmarrja e ulët e votuesve sidomos atyre shqiptarë.
“Ajo që vë në pikëpyetje cencusin është abstenimi masiv – ata nuk kanë qenë mjaftueshëm të bindur që të dalin dhe ta japin votën. Kemi një dalje rekord të ulët te shqiptarët nuk është regjistrar asnjëherë një apati e tillë te votuesit shqiptar edhe pse ishte një kandidat shqiptar [Blerim Reka]”.
“Përkundër që ka qenë një kandidat shqiptar kjo ka qenë e pamjaftueshme që shqiptarët të shohin një ofertë dhe të dalin të votojnë. Edhe te maqedonasit ka pasë një rënie të daljes një zgjedhje – pjesa më e madhe e votuese që kanë dhënë votën kanë qenë të motivuar që ai kandidat ka qenë i etnisë së tyre dhe jo maqedonase”.
“Është rëndë që një kontingjent i tillë i votuesve të binden që në raundin e dytë të japin votën për maqedonasit dhe kjo e vë në rrezik raundin e dytë”.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/1101498963366735/