Alsat 2019-04-21T14:08:34+02:00
Procesi i votimit pa probleme po rrjedh edhe në Komunën e Sarajit në të gjitha 46 vendvotimet. Ekipi ynë ishte në Shkollën fillorë “ Dituria” në Saraj, ku ka 7 vendvotime dhe në shkollën “ Bajram Shabani” në Kondovë, ku ka 4 vendvotime. Në lokacionin e fundit tre persona nuk kanë arritur ta gjejnë emrin e tyre në listën zgjedhore. Deri më tani përqindja e qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 8.44 %. Të drejtën e votës në Komunën e Sarajit e kanë gjithsej 31 468 votues.
Loading…