Gordana Siljanovska, kandidatja e Hristian Mickovskit pranoi se nuk e njeh shtetin, se nuk e njeh popullin e saj prej të cilit sot kërkon mbështetje.
Por edhe më seriozisht është kjo që Siljanovska nuk i respekton qytetarët, nuk i respekton mediat dhe gazetarët dhe ikë nga përballja me opinionin.
Me sjelljen e këtillë, Siljanovska e ndjek shembullin e kriminalit të dënuar Nikolla Gruevski i cili me vite ikte nga debatet dhe përballjet me opinionin dhe mediat.
Siljanovska çdo ditë konfirmon se nuk është e denjë për funksionin për të cilin kandidon.
Fushata tashmë po përfundon, ndërsa qytetarët nga Siljanovska nuk panë asnjë përgjigje konkrete. as një zgjidhje që është në interes së qytetarëve. përveç hipokrizisë, pandershmërisë dhe mungesës së sinqeritetit.
Qytetarët e shohin sjelljen e këtillë të Siljanovkës, ndërsa porosinë do ta transmetojnë tashmë të dielën, kur në mënyrë masive do ta mbështesin konceptin e Stevo Pendarovskit, i cili çon përpara.
Qendra për Komunikime me Opinionin të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë