Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e miratoi udhëzimin për dorëzimin e të dhënave prej këshillave zgjedhorë deri tek Komisioni me qëllim që të rritet efikasiteti dhe transparenca dhe shpejtësia e publikimit të rezultateve.
“Kësisoji në mënyrë elektronike do të kemi rezultate të drejtpërdrejta prej vendvotimeve prej kryetarëve të Këshillave zgjedhorë. Më vonë në mënyrë elektronike në mënyrë fillestare jozyrtare do t’i marrim pas plotësimit të procesverbalëve të vendvotimeve nga Komisionet Komunale Zgjedhore”, tha anëtari i Komisionit, Boris Kondarko.
Për herë të parë, shton ai, KSHZ vendos procedurë të re krahas procedurave ekzistuese të parapara në ligj, ndërsa të cilat do të jenë, gjithashtu, të zbatuara dhe të respektuara, që do të kontribuojë për kontroll të rritur dhe krahasimin e rezultateve të para jozyrtare të cilat Komisioni i merr në mënyrë elektronike ndërsa i publikon në mënyrë sukcesive.
“Ato do të jenë rezultate prej procesverbalit 16 të vendvotimeve pas përpilimit dhe nënshkrimit të procesverbalit të njëjtë. Rezultatet edhe prej VV edhe KKZ janë publike dhe pas plotësimit dhe nënshkrimit prej organeve zgjedhore i marrin vetë përfaqësuesit e shtruesve të listave të kandidatëve, të a.q. kontrollues partiakë. Organet zgjedhore duhet t’i theksojnë këto rezultate edhe në vetë vendvotimet”, shtoi Kondarko.
Kryetari i Komisionit, Oliver Derkovski tha se bëhet fjalë për risi të këtyre zgjedhjeve presidenciaale për publikimin më të shpejtë të rezultateve në ditën e zgjedhjeve përmes përdorimit të aplikacioneve të caktuara teknologjike bashkëkohore.
“Kjo do t’u ndahet operatorëve të cilët do të punojnë, por edhe kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave zgjedhorë të cilët duhet ta kryejnë operacionin që ta mësojnë procedurën përmes së cilës do të duhet të lëvizin dhe të punojnë në ditën e zgjedhjeve me qëllim që të shmanget çfarëdo manipulimi prej cilitdo të kyçur në operacion. Në pajtim me udhëzimin secili do ta ketë detyrën e tij dhe do të duhet ta përfundojë”, tha Derkovski.
Për monitorimin e procesit zgjedhor në zgjdhjet presidenciale dhe të parakohshme lokale në tre komuna në KSHZ deri më tani janë paraqitur dhe kanë marrë akreditime 3.815 persona Prej tyre 3.094 janë vëzhgues vendorë, 423 të huaj, 285 janë përkthyes dhe 13 gazetarë të huaj.
Kryetari i KSHZ-së. Oliver Derkovski në seancën e sotme tha se numri akoma nuk është final dhe se nëse ka kërkesa plotësuese ato do të shqyrtohen dhe të miratohen.