Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është përfshirë në një aksident trafiku sot në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë në dalje të autostradës të Gjurgjica dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Njësitet kompetente policore po e trajtojnë rastin”, ka theksuar Hoxha.
Mësohet se gjendja shëndetësore e Grabovcit është stabile, dhe se janë shënuar vetëm dëme materiale.
Detaje të reja rreth aksidentit do të publikohen më vonë./Telegrafi./