Alsat 2019-04-11T14:17:36+02:00
I pyetur nga gazetarët për krahasimin e kryeministrit Zoran Zaev me Josip Broz Titon, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski tha se qëllimi i tij ka qenë që të përshkruaj suksesin e kryeministrit dhe krenarinë që gjeneratat e ardhshme do të kenë për kryeministrin i cili mundësoi zgjidhjen e kontestit prej tre dekadave, pas së cilit janë hapur dyert për zhvillimin e vendit. Kryeministri Zaev e përsëriti edhe një herë se nuk identifikohet me figurën e Josip Broz Titos. Zaev tha se ai është kryeministër i një vendi të vogël shumë etnik, që kultivon vlera evropiane.
Loading…