Alsat 2019-04-07T16:24:36+02:00
Kampi i refugjatëve Diavata në Selanik ngadalë po zbrazet. Refugjatët dhe emigrantët të cilët disa ditë me radhë tentuan ta kalojnë kufirin grek në përpjekje që të futen në Maqedoni, po largohen. Mediat greke njoftojnë se rreth 300 prej tyre tashmë janë larguar apo presin autobusët që të largohen. Në Diavata ata u grumbulluan duke shpresuar që mund të vazhdojnë rrugën drejt vendeve të zhvilluara evropiane ndërsa të enjten filluan me dhunë të realizojnë synimin e tyre. Fillimisht u përleshën me policinë ndërsa shkaktuan zjarre më të vogla, duke djegur barë të thatë. Autoritetet e Maqedonisë thonë se emigrantët janë viktimë e informacioneve të rreme se Evropa sërish ka hapur dyert për ta.
Një pjesë e emigrantëve, kur panë se po bëhet fjalë për lajme të rreme se rruga Ballkanike është e hapur, filluan të tërhiqen nga kampi i cili realisht nuk ekziston. Megjithatë, absolutisht ajo nuk duhet të na relaksojë. Ky shtet edhe paraprakisht ka treguar se është gati të përballet me sfida. Institucionet koordinohen jo vetëm mes vete, por edhe me fqinjin tonë jugor dhe do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në lidhje me emigrantët dhe të garantojmë siguri për kufijtë tanë dhe siguri për qytetarët tanë”-tha Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Përpjekja e qindra emigrantëve për të hyrë vend e shqetësoi edhe Bullgarinë, kështu që autoritetet tashmë e kanë rritur numrin e patrullave kufitare. Agjencia turke e lajmeve Anadollu, ndërkohë, raporton se forcat turke të sigurisë kanë zënë rreth 950 emigrantë të cilët në mënyrë të paligjshme u përpoqën të hynin në Greqi. Një informacion i tillë, përveç tek ne, ka ngritur shqetësime në Ballkan, si dhe në Bashkimin Evropian, për një valë të re te mundshme të emigrantëve.
ALSAT
Loading…