Në organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë, sot përreth lumit Vardar në Shkup u zhvillua garë në vrapim në kuadër të kremtimit të 70 vjetorit të NATO-s. Gjithsej 270 pjesëmarrës morën pjesë në garë, duke vrapuar nga tre dhe pesë kilometra.
Gara në vrapim u hap nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të NATO-s, Zoran Jankoviç, ndërsa në të mori pjesë edhe u ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, shefi i Shtabit të përgjithshëm, Vasko Gjurçinovski, Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik ushtarak.
Sheqerinska mbante një këmishë me numër 30, duke simbolizuar anëtaren e 30-të të NATO-s.
“Ne kemi treguar sot dhe simbolikisht se gjatë gjithë këtyre viteve ne po vraponim drejt qëllimit tonë të përbashkët dhe kjo është anëtarësimi në NATO dhe ai vrapim për fat të keq ishte më i vështirë se ky sot, nga tre dhe pesë kilometra. U desh një kohë e gjatë dhe kërkoi shumë përpjekje dhe deklarime”, tha Sheqerinska./Telegrafi/