S A 2019-04-05T15:23:33+02:00
Ish shefi i drejtorisë së Pestë Goran Grujovski i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë për rastin Fortesa 2, ku si i akuzuar i parë, së bashku me gjashtë të punësuar në DSK dyshohet se kanë shkatërruar pajisjet dhe dokumentet lidhur me përgjimin jo ligjor.
‘’Duke pasur parasysh qëndrimet e dhëna, Gjykata ka sjell vendim të pranohet propozimi i Prokurorisë Publike për gjykim në mungesë. I njëjti nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes. Pas aktgjykimit të Gjykatës së Lartë të Republikës së Greqisë, me çka është i pasigurt sigurimi në procedurë, ndërsa duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, ndërsa i akuzuari ka të drejtën e përsëritjes së procedurës, konsideroj se janë përmbushur kushtet për fillimin e seancës kryesore’’-theksoi Elena Ilievska-Gjykatëse
Mbrojtësi i Grujovskit, Petar Vasilev tha se kërkesa për ekstradimin e klientit të tij u refuzua nga Gjykata Supreme e Greqisë.
“Pas refuzimit të kërkesës për ekstradim, shteti që kishte kërkuar atë person nuk mund të gjykohet për të njëjtën vepër për të cilën kërkoi ekstradimin” -tha Petar Vasilev-Avokat
Të pandehurit në rastin “Fortesa 2” po gjykohen për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e paligjshëm. Dokumentacioni lidhet me dy sistemet e përgjimit të paligjshëm, të cilat sipas PSP-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014. Në seancën e ardhshme më 15 prill pritet të dëgjohen dëshmitarët.
Alsat
Loading…