Bota e mbështet atë që po ndodh në shtetin tonë, na jep mbështetje dhe shansë që të sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë qëndrimit të sotëm në Manastir.
Në deklaratën për opinion, Shekerinska përkujtoi se premtimet qeveritare plotësohen, ndërsa investimi në siguri mundësoi efekte të dyfishta ekonomike.
“Vitin kaluar, kur Qeveria paralajmëroi axhendë ambicioze të NATO-s, shumë persona konsideruan se ky është vetëm optimizëm i rremë. U tregua se ajo që e paralajmërojmë dhe atë që e premtojmë e kemi porositur. Shteti ynë e ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO, për periudhë shumë të shkurtër i kemi përfunduar bisedimet inkuadruese dhe kemi marrë protokoll për inkuadrim, dhe presim në periudhë po kaq të shpejtë, të bëhemi anëtarë të plotfuqishëm të aleancës më të madhe ushtarako-politike. Kjo menjëherë kishte efekte pozitive dhe mbi ekonominë. Në vitin 2018 investime e huaja të drejtpërdrejta ishin pothuajse katër herë më të larta sesa në vitin e kaluar. Ata kanë qenë dyfish më të larta nga viti më i mirë për investimet e huaja të drejtpërdrejta, gjegjësisht viti 2011. Kjo tregon se vendimi ynë, vendimi i shtetit tonë për investim në siguri ishte i justifikuar dhe kjo do të thotë më shumë shanse ekonomike, jetë më të mirë të qytetarëve”, theksoi ministrja Shekerinska.
Në takimin me gazetarët në Manastir, ministrja paralajmëroi se efektet ekonomike janë me shtrirje të gjerë.
Siç është e ditur të gjitha shtetet fqinje e kanë ratifikuar Protokollin për NATO, për shtatë javë nëntë anëtare të NATO-s përfunduan me ratifikimin, ndërsa javën e kaluar filloi procesi edhe në njërën nga anëtaret që ka proces më të gjatë, e ato janë SHBA-ja, theksoi ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Shekerinska gjatë qëndrimit në Manastir.