Ramadan RAMADANI
Përkundër asaj se data e zgjedhjeve nuk u shtye së paku për aq sa u shtyen disa nga zgjidhjet e dala nga Marrëveshja e Përzhinos e as se pasi përskaj krejt ndryshimeve nuk ndryshuan edhe njësitë zgjedhore dhe mbetën të ndara ashtu siç ishin, në dëm të përfaqësimit politik shqiptar, sërish mendoj se kjo mund të jetë pranverë vendimtare për një ndryshim në dobi të përmirësimit të përfaqësimit politik.
1. Me zbulimin e përgjimeve u dëshmuan shumë keqpërdorime dhe tradhti që ndonëse më parë diheshin ose vetëm ndjeheshin tani qytetarët kishin rastin ti ndëgjojnë vetë.
2. Zbulimi më i madh ishte se u shplua skema e sundimit të kushërrinjve Gruevski-Mijallkov dhe se forca e tyre kishte qenë vetëm në dobësinë e BDI. Ashtu qytetarët kuptuan se ata dy nuk kanë mundur të bëjnë shumë pa i patur këta që janë kënaqur me pak.
3. Subjekti që lufton për mosndryshimin BDI është përçarë dhe dobësuar aq sa me daljen e Unitet-it ata nuk do mund të thirren në UÇK-në, me aferën e Telekom në gjykatën e Njujorkut në ndonjë përkrahje amerikane dhe me zbulimin e përqindjes reale të votave të tyre nga gjithsejt votat shqiptare në Maqedoni as në përfaqësimin e shqiptarisë.
4. Kjo përçarje do shkon duke u thelluar pasi nuk do mund të ketë prurje të reja në një subjekt ku përqeshen ndihmësit e tyre të ri sikur qe rasti me Grubin dhe Kalin e Shemës dhe pasi interesi primar i tyre nga këto zgjedhje do jetë imuniteti i deputetit për aktorët kyç të aferës milionëshe të Telekomit që do rrokulliset në vazhdim. Paramendoni si do përçahet BDI kur të caktohen listat për deputet dhe kur krerët do propozojnë në krye të ndonjë liste Bekim Zemoskin, agjendi kryesor bartës të shumave të parave drejt Ahmetit dhe Xhaferrit sipas dëshmisë të evidentuar në gjykatën amerikane?!
5. Përçarja dhe grindja më e thellë gjithmonë është rreth ndarjes së plaçkës dhe mu aty ku grupi duket unik shkaku i aleancës së fortë në krim që kanë përnjëherë ndahen posa të shfaqet ndonjë mundësi e shpëtimit vetanak. Ata që ia hedhin miletit ende më lehtë ia hedhin njëri-tjetrit.
(Pranvera vendimtare)