26 Mars 2019 / 19:29
Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, në debatin që po zhvillohet në televizionin Kanal 5 ka deklaruar se partia e tij sot ka dorëzuar gjithsej 65 amendamente deri te Ministria e Drejtësisë në lidhje me Ligjin për prokurorinë Publike.
Bisedimet për PSP-në nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë tutje. Mendoj se këtij procesi duhet ti jepet një shans, dhe të presim nëse do të kemi rezultate pozitive. Gjatë ditës së sotme deri te ndërkombëtarët dhe Ministria e Drejtësisë janë dorëzuar versionet e propozim-amendamenteve. Ministria mbrëmë ka miratuar principet pasi që paraprakisht nuk u prononcua: drejtësi për të gjithë dhe për secilin, drejtësi joselektive, respektimi i të drejtave të njeriut. Për këtë arsye sot janë dorëzuar 65 propozim – amendamente ka përfunduar Mickovski.
Ai ka thënë se amendamentet parashohin PSP-ja të bëhet pjesë e Prokurorisë së tanishme për krim të organizuar dhe korrupsion.
Principet e tona janë të ndryshme, nëse lejojmë që PSP të inkorporohet me të gjitha të drejta e deritanishme nuk e kemi arritur qëllimin ka përfunduar Mickovski.