Departamenti i mbrojtjes dhe sigurisë pranë Aleancës për Shqiptarët reagon ashpër ndaj moszbatimit të ligjit të gjuhëve dhe injorimit që po i bëhet gjuhës shqipe nga institucionet që dalin nga ministria e mbrojtjes dhe vet ministrja dhe zv. ministri i këtij dikasteri.
Në konkursin e organizuar nga ministria e mbrojtjes dhe akademia ushtarake për krijimin e një eseje me titull “NATO dhe UNË” që do ti përkushtohej krijimit të 70 vjetorit të NATO-s dhe para anëtarësimit të Maqedonisë së veriut si anëtare e 30 e organizatës, ministria injoron dhe e shkel ligjin e gjuhës shqipe duke marrë vendim se ky aktivitet dhe autorët e eseve duhet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase. (https://www.mod.gov.mk/?objavuvanje=%D0%BA%D0%BE%D0%BD%D0%BA%D1%83%D1%80%D1%81-%D0%B7%D0%B0-%D0%B8%D0%B7%D0%B1%D0%BE%D1%80-%D0%BD%D0%B0-%D0%BD%D0%B0%D1%98%D0%B4%D0%BE%D0%B1%D0%B0%D1%80-%D0%B5%D1%81%D0%B5%D1%98-%D0%BD%D0%B0-%D1%82%D0%B5&lang=mk)
Mos implementimi i ligjit dhe injorimi i gjuhës shqipe në këtë rast dëshmon se Maqedonia e veriut vazhdon me mentalitet të vjetër dhe nuk dëshmon se me sinqeritet dëshiron të nderoj e të ju bashkohet vendeve demokratike ku përçohet barazia dhe drejtësia për të gjithë.
NATO është organizatë ushtarake dhe politike internacionale ku shumë popuj, gjuhë dhe diversitete bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë. Duke pretenduar të bëhemi pjesë e kësaj organizate, Maqedonia e veriut duhet pikërisht të merr shembullin e NATO-s dhe të shndërroje diversitetin e saj gjuhësor në bashkëpunim dhe bashkëjetesë, duke respektuar ashtu edhe karakterin multietnik të armatës së saj.
Ne kujtojmë dhe ua citojmë ligjin autoriteteve të Maqedonisë së veriut se jeni duke bërë shkelje dhe jeni duke vazhduar me të vjetrën, ligji i gjuhëve është shumë i qartë edhe atë: 3) Në institucionet nga neni 1 paragrafi (3) të këtij ligji të pushtetit shtetërorë në Republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin më së paku 20% të qytetarëve në RMV dhe alfabeti I tyre dhe atë në: komunikimin, përdorimin dhe zbatimin në të gjitha procedurat e qytetarëve para të gjitha organeve që e përbëjnë pushtetin qendrorë (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Kryetari I Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjykatat, Prokuroria publike), Gjykata Kushtetuese, Avokati I Popullit, në procesin zgjedhor, arsimor, shkencor, shëndetësor, kulturor, zbatimin e autorizimeve policore, veprimtarisë radiodifuzive, noteriatit, përmbarimit, objekteve infrastrukturore, evidentimit amë, dokumentet personal, financat, ekonomia si dhe në sferat tjera.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Agjencioni për implementim të ligjit për gjuhët të merr masa adekuate ligjore për institucionin e lartë përmendur dhe gjithë institucionet tjera të cilët nuk implemetojnë ligjin duke u thirrur në Nenin 22, sipas të cilit:
(1) Gjoba prej 4.000 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do t’ju shqiptohen organeve nga neni 1 paragrafi (3) dhe neni 2 paragrafi (3) si dhe gjitha institucioneve tjera për mosrespektim të dispozitave të këtij ligji.
Shpresojmë të jetë ky intervenimi dhe dënimi i parë i Agjencionit.
Departamenti i mbrojtjes dhe sigurisë
Aleanca për Shqiptarët