Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, bashkë me zv/kryeministrat, Bujar Osmani dhe RadmillaShekerinska dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të qëndrojë në vizitë dyditore në Bruksel, njofton Portalb.mk.
Kryeministri dhe delegaiconi do të realizojnë takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, JohanesHan dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Gjithashtu, Zaev gjatë kohës së kësaj vizite në Bruksel do ta udhëheq sesionin e 15-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asociacion, në të cilën do të shqyrtohet zhvillimi i vendit tonë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Aktivitetet e Komisionit Evropian në Bruksel do të mbarojnë me konferencë të përbashkët për shtyp Zaev – Mogerini – Han.