Qendra regjionale për punë kufitare Jug ka ngritur padi penale kundër E.E.(41) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ trafikim të emigrantëve”, transmeton Almakos.
Nga ana e gjykatësit me procedurë paraprake të paditurit iu është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve.
Me 14.03.2019 në ora 20.30 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të qarkut Miravci, gjatë kontrollit të veturës “Alfa Romeo 155”, zyrtarët policor kanë gjetur pesë emigrant ( një nga Afganistani dhe katër nga Pakistani).