Me 16.03.2019 në ora 01.30 në rrugën “Mosha Pijade” në Berovë, vetura e tipit ‘Fiat punto’ me targa nga Berova, e drejtuar nga G.K.(27) nga fshati Rusinovo, Berovë, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, transmeton Almakos.
G.K. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë dhe pastaj në Spitalin Klinik në Shtip.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë.