Me 14.03.2019 në ora 11.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Xhon Kenedi” dhe rruga “Kemal Sejfulla” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Mercedes aktros” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.K.(44) nga fshati Petrovec, Shkup dhe veturës së tipit “Pezho 307” me targa nga Shkupi e drejtuar nga U.S.(36) nga Kërçova, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi U.S., ndërsa bashkëudhëtarja nga vetura e njëjtë Sh.J.(33) nga Kërçova është lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara nga ana e mjekut nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”.
Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.