15 Mars 2019 / 13:29
Gjykatësja Dobrila Kacarska në fillim të seancës ka përmendur amnistinë dhe ka sqaruar se vendimi është marrë për 18 persona.
Kacarska e ka përmendur edhe Nikolla Gruevskin për dëshminë, gjegjësisht porosinë që ai e kishte pranuar nga Çavkovi, dhe e njëjta i është dërguar edhe Veljanovskit.
Sipas gjykatëses Kacarska, Çavkov, Lazarov dhe Peshov nuk kanë ndërmarrë asgjë për të parandaluar hyrjen e masës në Kuvend.
Kacarska ka përmendur edhe komunikimin me sms porosi midis Nuhiut dhe Çavkovit si bartës i komandës së artë në të cilën komunikojnë për gjendjen e 27 prillit dhe në fund Çavkov është njoftuar nga Nuhiu për gjendjen, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.
Çavkov ka qenë i njoftuar, mirëpo nuk ka ndërmarrë masa, por i njëjti ka qenë në shtabin e VMRO-DPMNE-së, këtë e dëshmojnë dëshmitë verbale dhe materiale, ka shtuar Kacarska dhe ka plotësuar se policia me sjellje pasive ka rrezikuar jetët e deputetëve dhe të gazetarëve.
“ Durlovski këndonte himnën, ishte brenda Kuvendit më 27 Prill, mirëpo nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”- ka shtuar Kacarska.
Në këtë procedurë të akuzuarit janë mbrojtur se nuk ndjehen fajtor për rrezikim të rendit kushtetues.
Si dëshmitarë në këtë procedurë në gjykatë janë paraqitur ish kryeparlamentari, Trajko Veljanovski i cili më vonë u arrestua si i dyshuar për organizim të sulmit në Kuvend, Kryeministri Zoran Zaev, deputeti Vlatko Gjorçev, Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski, dhe gazetarja Dushica Mrgja.
Loading…